Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Prezantohet Fjalori i Madh për Gjuhën Shqipe

12:03 / November 22, 20245 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gjuha shqipe fjalor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar për Gjuhën Shqipe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka paraqitur Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, vepër e një pune 4-vjeçare, të ndërmarrë nga Akademia e Shkencave në bashkëpunim me tërë institucionet e kësaj fushe në Shqipëri, Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

“Nevoja për një fjalor të madh të shqipes kishte lindur me kohë. Shqipja ishte ndër gjuhët e pakta që i mungonte një fjalor i tillë”- tha Gjinushi.

Akademia, u shpreh Gjinushi, në kuadër të reformimit të saj, si nxitëse e koordinuese e kërkimit shkencor, veçanërisht në fushën e albanologjisë, zgjodhi të ideojë e drejtojë tri projekte madhore në këtë drejtim, përfshirë dhe hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.

“Për ndërmarrjen e këtyre iniciativave ajo bashkëpunoi me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, duke e përfshirë atë në protokollin e përbashkët”- tha Gjinushi.

Gjinushi shtoi më tej se fillimi i punës e konturimi i projektit u mbështet mbi përvojën e hershme historike të Akademisë së Shkencave, Institutit të Gjuhës dhe të Letërsisë e Departamentit të Gjuhës në hartimin e një sërë fjalorësh deri tek ai i mesëm i vitit 1980.

Sipas kryetarit të Akademisë së Shkencave, hartimi i platformës paraprake iu besua akademik Jani Thomait e akademik Valter Memishës, drejtor i Institutit të Gjuhësisë e kryetar i komisionit të përhershëm të gjuhës dhe letërsisë në atë kohë.

“Për të hartuar këtë vepër u ftuan tërë specialistët e fushës në trojet shqiptare e Arbëri, përgjigjja e gatishmëria e tyre, si dhe e qeverisë dhe Kryeministrit për të na besuar e financuar këtë projekt madhor, mundësoi fillimin e punës e kryerjen me kompetencë e në kohën e duhur të kësaj vepre madhore”- tha Gjinushi.

Gjinushi tha më tej se për hartimin e saj u ngrit një grup i përbërë nga 55 bashkautorë e 25 hartues, të drejtuar nga një redaksi prej 10 leksikografësh e në ndihmë të saj u krijua një qendër e posaçme, ajo e Botimeve Enciklopedike dhe Albanologjike, tashmë e kthyer në qendër të përhershme, si një organ administrativ e profesional.

“Pra, u ngrit një trupë e krahasueshme me dy institute; Instituti i Gjuhës dhe i Letërsisë ka sot 21 punonjës kërkimorë-shkencorë. Kjo, përbëhet nga punonjësit akademikë të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Universitetit të Prishtinës, të Tiranës e universitetet e tjera publike në Shqipëri e Maqedoninë e Veriut si dhe të Universitetit të Palermos e të Kozencës”- tha Gjinushi.

Më tej Gjinushi tha se për hartimin e tij u krijua një bazë të dhënash elektronike me një fond prej 800 milion njësish, në të cilat u përfshinë tërë fjalorët e mëparshëm e veprat e autorëve më në zë shqiptarë nga Buzuku, Fishta e deri tek Kadareja, si dhe u krijua njësia me specialistë IT dhe të gjuhësisë kompjuterike për të mundësuar hartimin e tij sipas teknologjive më të përparuara të kohës.

“Fjalori i madh nuk plotëson vetëm këtë detyrë e përgjegjësi të marrë nga Akademia e Shkencave e gjuhëtarëve, nën drejtimin e akad. Thomait e Memishës, por, përvoja e fituar, baza e të dhënave e krijuar mundëson jo vetëm mbarëvajtjen e tij të vazhdueshme e pasurimin e tij sipas zhvillimit të gjuhës sonë, por vazhdimin e punës për krijimin e thesarit të shqipes; këtë rol ka qendra e re e leksikografisë e themeluar me vendim të Këshillit të Ministrave e të Asamblesë”- tha Gjinushi.

Gjinushi tha se fjalori nuk është seleksionues ndaj dialekteve dhe krahinave në përzgjedhjen e fjalëve, të cilat janë përfshirë në fjalor vetëm sipas kritereve shkencore.

“Respektimi i gjuhës standarde do të thotë se çdo fjalë duhet shkruar sipas rregullave të saj pavarësisht se cilit dialekt i përket”- u shpreh Gjinushi.

Projekti “Fjalor i madh i gjuhës shqipe”, krahas projekteve “Historia e popullit shqiptar” dhe “Enciklopedia shqiptare”, mori miratimin e plotë e mbështetjen e gjithanshme edhe të Qeverisë e drejtpërdrejt të kryeministrit, Edi Rama. Si një projekt qeveritar mbarëkombëtar, ai mori edhe miratimin e Qeverisë së Kosovës.

Fjalori u konceptua e përgjithësisht u realizua si një projekt mbarëkombëtar edhe nga institucione të tjera të mirëfillta kërkimore-shkencore: nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, disa universitete e institucione shkencore në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, Universiteti i Palermos e Universiteti i Kozencës në Itali etj.

Projekti i shtri në 4 vjet. Për të punuan një grup me mbi 55 bashkëpunëtorë e 25 hartues, me një redaksi prej 10 leksikografësh me përvojë.

Por shqipja e kishte të domosdoshme e të ngutshme hartimin e një fjalori të madh. Ajo ishte ndër të rrallat gjuhë që nuk kishte një fjalor të tillë. Përdoruesi i saj si qytetar i thjeshtë, si shtetar, si politikan, si student, si mësues, si gazetar, si shkrimtar, si diplomat, si studiues, si përkthyes e kushdo që merret me të, kishte nevojë për një fjalor që të kishte të paktën një sasi fjalësh sa dyfishin e njësive (të fjalëve) të fjalorëve në qarkullim.
Vepra u projektua si një Fjalor me 90.000 fjalë e 10.000 njësi frazeologjike, por nga puna e bërë për të krijuar Korpusin / Database-n a kartotekën e veçantë solli lëndë të bollshme dhe në gjendjen e tanishme kemi këtë pasqyrë statistikore
Lënda leksikografike (fjalori i mirëfilltë) përfshin:

– 103.000 fjalë si fjalë-titull (mbi 2.5 herë më shumë se “Fjalori i gjuhës së sotme shqipe”, 1980)
– Rreth 5.000 emërtime të pathjeshta për realie (të botës materiale dhe jomateriale)
– Rreth 3.000 njësi leksiko-gramatikore “të fshehura: (që nuk dalin në makrostrukturë si njësi të mëvetësishme)
– 11.500 njësi frazeologjike
– 1.400 shprehje të huaja të paasimiluara
– 1.200 shkurtesa / akronime
Gjithashtu, në Fjalor janë ndërtuar mbi 40.000 vargje sinonimike, të cilat po plotësohen edhe më gjatë redaktimit e verifikimit të mëtejshëm që po i bëhet veprës
Vepra deri tani ka mbi 23.000.000 karaktere dhe hapësira, të cilat kthehen a konvertohen në 9.200 faqe kompjuterike ose në 10.000 faqe A4.
Përmbledhtas, vepra ka gjithsej 124.000 njësi

fjalor prezantohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.