Prezantuesja dhe aktorja Deborah Secco, e cila bëri bujë me veshjen e saj gjatë prezantimit të Kampionatit Botëror në kanalin brazilian SporTV, iu është përgjigjur komenteve negative që ka marrë nga shumë ndjekës, të cilët e konsideruan paraqitjen e saj tepër provokuese dhe aspak të përshtatshme.
“A është një shfaqje mode apo Kampionati Botëror”, shkroi një shikues.
“Je e mrekullueshme, padyshim, por ne duhet ta respektojmë dhe të vishemi siç duhet për një ngjarje sportive. Aq më tepër kur ngjarja është në Katar”, shkroi dikush tjetër.
“A jeni njohur me atë kulturë? Krejt ndryshe nga ajo që jeni mësuar”, ishte një tjetër koment.
Mirëpo, për të gjithë kritikuesit, prezantuesja ka një përgjigje:
“Nuk më intereson, jam kjo që jam”, bëri të qartë Secco.