Shumat e mëdha të parave të përfituara në vitet e fundit kanë çmendur Yevgeny Prigozhin të grupit Wagner. Këtë e ka thënë opinionisti televiziv Dmitry Kiselev, në programin e tij javor në televizionin publik të Rusisë.
“Mendonte se mund të sfidonte i vetëm ministrin e mbrojtjes, shtetin, madje edhe presidentin”, u shpreh ai duke shtuar se grupi Wagner ka përfituar nga shteti rus mbi 17.5 miliardë euro, përmes kontratave qeveritare dhe shërbimeve të ofruara nga kateringu Concord, në zotërim të ish kuzhinierit të Putinit.
Wagner ka pezulluar për një muaj rekrutimin e mercenarëve të rinj për shkak të zhvillimeve të fundit, përfshirë transferimin e grupit në Bjellorusi. Kjo vjen pasi Prigozhin ndërmori një rebelim të armatosur kundër lidershipit politik në qershor, për të marshuar në kërkim të mbijetesës, siç tha ai.