Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka shpallur rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 në qarkun e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën popjesë 13.052 anëtarë të PD nga Tirana, ndërsa në rang kombëtar votuan gjithsej 50,854 anëtarë.
Procesi u shënua nga një pjesëmarrje masive, duke treguar interes të lartë dhe besim te qytetarët për të zgjedhur përfaqësuesit e saj në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas shifrave zyrtare kryeson Hysen Kadiu me 913 vota, i ndjekur nga Klevis Balliu me 737. Më pas renditet Grigels Muçollari me 666, kurse deputetja Jorida Tabaku ka marrë 651 vota.
