Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Primaret në PD/ Sejamini i bën llogaritë Alimehmetit: Ja çfarë të duhet për fitoren në Tiranë

22:14 / November 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimehmeti sejamini 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Neritan Sejamini, tha se që një kandidat i opozitës të fitojë zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës, duhet të fitojë, përveç votave të votuesve tradicionalë të PD-së, edhe 30 mijë votat e elektoratit gri që nuk ka votuar për PD-në në zgjedhjet e shkuara.

“Unë nuk i di të dhënat e PD për Tiranën, por di për Shqipërinë. Shiko si është elektorati. Ne nuk po flasim për partinë këtu, por për qytetarët e Tiranës, se duhet fituar gara e Tiranës. Mund të ketë politikanë shumë të mirë, por që janë të pazgjedhshëm në një rrethanë të caktuar.

PD ka 40-60 mijë anëtarë dhe 40 mijë kanë votuar në zgjedhjet e brendshme, kur u zgjodh z.Basha, kur për PD në zgjedhje votojnë mbi 600 mijë persona. Pra janë anëtarët 40-60 mijë votues dhe janë 600-650 mijë si në zgjedhjet e shkuara dhe ke pastaj ata që duhen për të fituar. Pra flasim për anëtarë, votues të PD-së dhe elektoratin gri.

Në Tiranë, në zgjedhjet e përgjithshme të shkuara, PS ka marrë e vetme 183 mijë vota, pa PSD-në, kurse gjithë opozita bashkë ka marrë 159 mijë vota, pra është minus 24 mijë vota. Në Tiranë, në 20 mijë votat e anëtarëve të PD-së do të marrë seicili nga kandidatët e primareve, por përveç 160 mijë votave të opozitës duhet të marrësh edhe 30 mijë vota që nuk kanë votuar për PD-në në zgjedhjet e shkuara.

Pra ne duam një kandidat që flet me këta 30 mijë njerëz që nuk shqetësohen fare se çfarë ndodh në PD. Pra duhet një frymë, një vizion që ju flet këtyre njerëzve se kjo është gara, nuk është për të rrahur Erion Veliajn, se kush do t’ia fusë batutën më të mirë.

Është e padiskutueshme që kryetari i bashkisë së Tiranës është një person politik dhe jo vetëm kaq, por është personi i dytë apo i tretë më i rëndësishëm i vendit. Bashkia e Tiranës e ka buxhetin më të madh se çdo ministri, hiq atë të Infrastrukturës dhe nga pikëpamja e rëndësisë, është më i rëndësishëm se një ministër. Bashkisë Tiranë nuk i duhet administrimi, por të zgjidhet problemi politik’ -tha Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”.

ilir alimehmeti neritan sejamini primaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.