Sikundër kishin paralajmëruar, mbështetësit e Luiz Ejllit zhvilluan sot një protestë pranë shtëpisë së “Big Brother VIP”, pas situatës së krijuar në emision të martën.
Historia e këngëtarit ka bërë bashkë një numër të konsiderueshëm njerëzish, ndërsa, disa të tjerë, të cilët nuk kanë marrë pjesë në protestë, e kanë konsideruar absurd këtë veprim. Një nga ata që janë shfaqur të befasuar nga protesta është princ Leka, kunati i Amos Zaharia, një prej banorëve të “Big Brother”.
Përmes një postimi, ai ka shkruar: “Nuk ka mundësi”.
Princ Leka ka sqaruar më parë se nuk e ndjek BBVA, por, partnerja e tij Elia Zaharia e informon atë për ndodhitë e fundit.