Vogëlushja e Kate Middleton dhe Princ Ëilliam, Princesha Charlotte ditën e nesërme do të nisë shkollën fillore në ‘St. Thomas’s Battersea’.
Në këtë ditë të veçantë ajo do të shoqërohet nga dy prindërit e saj dhe i vëllai dhe për të mos u diferencuar nga shokët Kate dhe Ëilliam kanë marrë një vendim të rëndësishëm.
Sipas burimeve për ‘Cosmopolitan’ vogëlushja do të ketë një emër të ri, i cili e bën të ndihet njësoj me fëmijët e tjerë të shkollës.
Emri i saj i plotë është Charlotte Elizabeth Diana dhe njihet me titullin e princeshës, megjithatë e vogla nuk do ta përdorë këtë pjesë në shkollë. Ajo do të njihet nga të gjithë si Charlotte Cambridge pa titullin dhe emrat pasardhës.
Ky gjest është vlerësuar nga të gjithë dhe thuhet se u bë për të mirën e vogëlushes.