Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Princesha e Uellsit mesazh mbështetjeje për personat që luftojnë me kancerin: Nuk jeni vetëm!

21:40 / February 4, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kate middleton
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Princesha e Uellsit, Kate, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje për të gjithë ata që po përballen me kancerin, duke theksuar se “nuk janë vetëm”, me rastin e Ditës Botërore kundër Kancerit.

Në një mesazh të regjistruar në video, ajo e përshkroi sëmundjen si një rrugëtim që përfshin momente frike dhe rraskapitjeje, por edhe momente force, mirësie dhe lidhjeje të thellë njerëzore.

“Me rastin e Ditës Botërore kundër Kancerit, mendimet e mia janë me të gjithë ata që përballen me një diagnozë kanceri, janë në trajtim ose përpiqen të gjejnë rrugën drejt shërimit”, u shpreh ajo. Sipas saj, kanceri prek jetë të panumërta, jo vetëm të pacientëve, por edhe të familjarëve, miqve dhe kujdestarëve që qëndrojnë pranë tyre.

Princesha e Uellsit theksoi se “ka momente frike dhe lodhjeje, por ka edhe momente force, mirësie dhe lidhjeje të thellë”, duke shtuar se kjo ditë shërben si një kujtesë për rëndësinë e kujdesit, mirëkuptimit dhe shpresës.

Duke e mbyllur mesazhin e saj, ajo u drejtua me fjalë inkurajuese të gjithë atyre që po kalojnë këtë betejë: “Ta dini se nuk jeni vetëm”.

kanceri Kate Middleton princesha semundje Uells
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.