Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Princesha” Elia Zaharia e dashuruar pas përrallave

19:43 / November 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
“Princesha” Elia Zaharia e dashuruar pas përrallave
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në programin “Rudina” ka qenë e ftuar princeshë Elia Zaharia. Ajo ka prezantuar librin e saj të parë, përrallën “Trëndafili i bardhë”. Kjo është përralla e parë e shkruar në shqip për Mbretëreshën Geraldinë, e cila mund të lexohet jo vetëm nga fëmijët, por edhe të rriturit. Bëhet fjalë për një libër interesant, me skica mjaft të veçanta në përmbajtje.

Elia

Princeshë Elia ka mbledhur informacione, jo vetëm nga librat, por edhe nga bashkëshorti i saj, Princ Leka për të sjellë historinë e Mbretëreshës Geraldinë. Kjo përrallë është e ilustruar me anë të disa skicave që ndihmojnë të përfytyrohet realiteti, që Princeshë Elia kërkon të sjellë nëpërmjet kësaj përralle.

“Unë jam një vajzë e rritur me shumë përralla, më kanë lexuar gjyshet, më ka lexuar mami, vetë pastaj kam lexuar dhe vazhdoj dhe lexoj përralla. Më pëlqen zhaneri i përrallës shumë dhe mendoj se nuk ka moshë për përralla, unë të paktën. Unë kam pasur një gjyshe nga ana e mamit, e cila fëmijërinë e vet e pati në kohën e mbretërisë dhe në kujtimet e saj si vajzë e vogël, ajo mbante mend këtë dasmë përrallore dhe këtë mbretëreshë të bukur europiane. Erdhi dhe në një farë mënyre solli një moment dritë shumë të bukur tek ai brez, tek ata fëmijë. Dhe në mendjen time, gjatë gjithë këtyre viteve pranë Princ Lekës kam parë si historia, pjesa e mbretërisë është trajtuar në mënyrë historike, politike dhe kam ndjerë që i ka munguar kjo hallkë për të plotësuar një pazëll sepse sigurisht është një periudhë e rëndësishme në historinë e shtetit shqiptar, mirëpo ka edhe dimensionin  përrallor brenda. Mendoj se fëmijët e kanë merituar dhe e meritojnë një këndvështrim të bërë posaçërisht për ta, sepse në fund fare është një mbretëri, ka një mbretëreshë të bukur dhe meriton të vijë si përrallë”.

Titulli i përrallës është zgjedhur “Trëndafil i bardhë” për shkak se të gjithë e thërrisnin Mbretëreshë Geraldinën me këtë epitet, pasi ajo shpesh krahasohej me trëndafilin e bardhë.

Ky libër do të jetë pjesë e Panairit të Librit të 22-të, në datat 13-17 Nëntor./tvklan.al

Elia tirananews.al zaharia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.