Përgatitjet e Princeshës Elisabeth të Belgjikës për statusin e saj mbretëror e kanë çuar atë në disa nga institucionet më magjepsëse, historike dhe unike në botë.
Tani, Pallati ka njoftuar lëvizjen e saj të radhës. Pas përfundimit të studimeve për Histori dhe Politikë në Kolegjin Lincoln të Universitetit të Oksfordit, 22-vjeçarja do të fillojë studimet pasuniversitare në Universitetin e Harvardit në Boston. Në një deklaratë për Mbretëreshën e ardhshme të Belgjikës, Pallati sqaroi: “Pasi përfundoi me sukses provimet e pranimit, Lartësia e Saj Mbretërore Princesha Elisabeth, Dukesha e Brabantit, do të fillojë studimet pasuniversitare në politikën publike këtë verë në Universitetin e Harvardit ( Harvard Kennedy School) në Boston”.
“Programi dy-vjeçar do ta shohë atë të përfundojë studimet e saj universitare pas diplomës së saj në Histori dhe Politikë në Universitetin e Oksfordit (kolegji Lincoln). Princesha u zgjodh gjithashtu për një “çmim nderi” nga Programi Fulbright, programi ndërkombëtar i shkëmbimit në fushën e trajnimit të Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara”.