Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Prioritet i 2024 është agro-turizimi”, kryetarja Sefa: Lushnja ka të zhvilluar dhe turizmin dentar

09:17 / January 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2024 01 29 083449
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lushnja ka të gjithë potencialin për tu kthyer në një atraksion turistik me Shtëpinë Muze të Kongresit të Lushnjës, me Manastirin e Ardenicës dhe të tjera pika interesante. Këtë herë në ”Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në prioritetet e 2024, Sefa thekson se është ekonomia bujqësore dhe që invesntimet do të jenë në këtë fushë. Po ashtu kryetarja bën me dije se duan që të zhvillojnë edhe një sektor tjetër me rëndësi, siç është agro-turizmi. ”Duke qenë që zonat rurale të Lushnjes njihen për bukuritë shumë të rralla”.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 30
    Kreu i bashkisë Prrenjas, Belba: Synimi kryesor është agroturizmi. Duam që fshatrat të ecin me asfalt
  • Capture 106
    Rilindja e Tropojës, Byberi: Duhet të kalojmë tre kufi për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje Ramës që prona të shkojë tek i zoti

Për zjarrin e rënë që qendrën ”Metropolitan” ku biznese dhe banesa u dogjën nga flakët, kryetarja thotë se ”Dëmet ekonomike janë shumë të mëdha, sepse dëmet kryersore kanë ndodhur në qendrën tregtare, ndërkohë që në dy kullat e banimit nuk janë evidentuar dëme. Ekspertët po bëjnë të gjitha ekspertizat dhe do të bëhen vlerësimet për secilin biznes dhe apartament, për të dalë në një konkluzion përfundimtar”. Për nga ana e bashkisë, Sefa nënvizon se është zhvilluar një mbledhje emergjente dhe është miratuar një fond mbulimi për pagesën e qirasë për 12 familje që banojnë në këto dy kulla, derisa të kthehen në banesat e tyre.

Një nga investimet me rëndësi është përroi i Lushnjes dhe Unaza e qytetit. ”Përroi i Lushnjes ka qenë një nga ngarkesat 30-vjeçare të qytetarëve, sepse në këtë vend ka pasur kallama dhe ferra dhe ndërkohë rrugët ishin në gjendje të keqe. Është duke u punuar në një pjesë të shëtitores dhe më pas do të kalohet në krijimin e hapësirave të gjelbërta”.

Sa i takon turizmit, kryetarja tregon për Prendin se në vitin 2023 Lushnja ka pritur shumë turistë italinë. ”Prej dy vitesh në Lushnje po zhvillohet një degë, siç është ajo e turizmit dentar. Ne kemi 3 klinika dentare që ushtrojnë këtë aktivitet dhe që sjell një numër të konsiderueshëm italianësh dhe këto klinika kanë bërë pjesë të guidës së tyre, edhe njohen turistike të Lushnjes”.

Për rrugëtimin e saj në bashkinë e Lushnjes, Sefa tregon se është bërë pjesë që në moshën 21-vjeçare dhe që i ka ngjitur të gjitha shkallët e karrierës deri në detyrën ku është sot, si kryetare e bashkisë.

edlira prendi Eriselda Sefa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.