Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Vendi Im

“Prioritet i 2024 është ndërtimi i ujësjellësit dhe infrastuktura në zonat rurale”, kryetari Golemi: Gjirokastra një nga qytetet me turizmin më të zhvilluar

10:55 / February 11, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
img 0780 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjirokastra me të gjitha potencialet e saja është kthyer në një atraksion turistik për turistët vendas dhe të huaj. Këtë herë në “Vendi Im” me Edlira Prendin është kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi. Në prioritet në mandatin e dytë, Golemi thekson se është ndërtimi i ujësjellësit për gjithë zonat e qytetit dhe gjithashtu infrastruktura në zonat rurale. Po ashtu kryetari bën me dije nevojën për të patur një terminal në hyrje të qytetit, e domosdoshme për turizmin në qytet.

“Turizmi është kthyer në industri por nuk mund të kemi një turizëm standard pa patur një terminal, një pikë hyrje në qytet, të vijë nga Korfuzi, Durrësi, Vlora e Tirana”. Për sa i përket ndërtimit të aeroportit në Gjirokastër, kryetari shprehet se është një vlerë e shtuar i cili ka ndikuar pozitivisht për qytetin dhe sigurisht do t’i shërbejë të gjithëve. Për turizmin që është kryefjala për qytetin e Gjirokastrës, për kulturën, trashëgiminë dhe traditën, kryetari shprehet se numri i turistëve ka ardhur gjithnjë e në rritje duke shtuar edhe diversitetin e tyre nga vende të ndryshme të botës.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Capture 30
    Kreu i bashkisë Prrenjas, Belba: Synimi kryesor është agroturizmi. Duam që fshatrat të ecin me asfalt
  • Capture 106
    Rilindja e Tropojës, Byberi: Duhet të kalojmë tre kufi për të ardhur në Tiranë. I bëj thirrje Ramës që prona të shkojë tek i zoti

“Më shumë se 120 mijë turistë janë italianë, ka qenë një vit i mbarë dhe sidomos për turistët spanjoll, 80 mijë turistë spanjoll dhe pjesa tjetër mbeten turistë skandinavë dhe vende të tjera nga e gjithë bota”.

I pyetur nëse ka një plan për njësitë administrative për sa i përket rritjes së agroturizmit, Golemi thekson se patjetër që ka një plan dhe që do të fokusohet në njësitë administrative për të rritur “ditëqëndrimin” e një turisti në Gjirokastër por edhe për të diversifikuar ofertën. Për sa i përket largimit të të rinjve nga Gjirokastra kryetari shprehet se as Gjirokastra nuk i ka shpëtuar kësaj situate por ndryshe nga qytetet e tjera ana pozitive është se ata që janë larguar për një periudhë të caktuar janë rikthyer me investime në ndërtimin e bujtinave,restoranteve,hoteleve etj.

“Po flasim për një qytet kufitar ku levizja drejt Tiranës ka ndodhur po ashtu edhe drejt vendit fqinj, Greqisë por gjëja pozitive është kur shoh banorë, qytetarë , pasi kanë punuar në vende fqinje, kanë punuar në fushën e turizmit dhe shtëpitë e rrënuara po i kthejnë në bujtina, restorante dhe hotele”.

Për rrugëtimin e tij si kryetar i bashkisë së Gjirokastrës, nga një mjek okulist shumë i njohur në qytet dhe jo vetëm Golemi shprehet se ky rrugëtim ka qenë jo i lehtë patjetër, por nën “detyrën” e mjekut për të shëruar njerëzit ai e shikon një mision “detyrën” e kryetarit për tu shërbyer sërish qytetarëve gjirokastritë por në mënyra të tjera, duke mos lënë edhe profesionin në raste nevoje. “Lashë një dashuri të madhe që është profesioni, për një dashuri po aq të madhe që është qyteti”.

Flamur Golemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.