Prishja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo në Himarë, është transmetuar gjerësisht nga mediat spanjolle.
Pronarit i restorantit u bë i njohur gjerësisht jo vetëm në Shqipëri por edhe në Spanjë dhe më gjerë në botë, për shkak të sulmit brutal ndaj një grupi turistësh spanjollë.
Një nga gazetat më të mëdha spanjolle “Elpais” shkruan se restorantit shërbeu ushqim për vite me radhë pa pasur një licencë.
Mihal Kokëdhima, pronari i saj, sulmoi një grup spanjollësh të përbërë nga biznesmeni dhe ish-zyrtari i lartë në qeveritë e UCD, Eugenio Galdón, disa të afërm, një udhërrëfyes dhe shofer shqiptar. Pasi u arrestua, agresori u burgos.
Konflikti ndodhi më 15 gusht, kur spanjollët anuluan dy nga shtatë pjatat që kishin porositur në restorant.
Kokëdhima doli nga restoranti i tij dhe u hodh mbi makinën që familja kishte marrë me qira. Ai qëndroi mbi 10 minuta në automjet duke goditur xhamin derisa e theu.
Agresioni ndaj spanjollëve ka shkaktuar vendimin për rrëzimin e ndërtesës nga agjencia që është përgjegjëse për mbrojtjen e trashëgimisë së turizmit (IKMT, në gjuhën shqipe). Familja e Kokëdhima nuk ka bërë rezistencë.
Lokali ishte mbyllur për ditë të tëra, kur autoritetet dëgjuan për ngjarjen, e cila i shkaktoi plagë të vogla Eugenio Galdón dhe një prej fëmijëve të tij. Ata kërkuan ndërhyrjen e Ambasadës spanjolle në Tiranë.
Pas sulmit, Kokëdhima, 51 vjeç, me pseudonimin “gladiator” nga fqinjët e tij, u arrestua dhe është në paraburgim i akuzuar për kanosje, dëmtim të qëllimshëm dhe shkatërrim të pasurisë.