Anëtarë të ISIS-it kanë përdorur një gomar të ngarkuar me eksplozivë për t’i zënë pritë një autokolone ndodhej edhe guvernatori Nigerian. Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja për fat të mirë kurthi është kuptuar nga rojet që më pas kanë qëlluar drejt kafshës ku kjo e fundit ka shëprthyer menjëherë në flakë.
Për fat të mirë, asnjë nuk mbeti i lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa guvernatori Babagana Zulum u kthye në Maiduguri, nga ku ishte nisur.
Ky është sulmi i dytë ndaj guvernatorit. Pak kohë më parë të paktën 30 persona mbetën të vrarë në një tentativë për të eliminuar guvernatorin, i cili arriti të mbijetonte.
Kryengritjet gati 10-vjeçare në veri të Nigerisë kanë vrarë rreth 36 mijë persona, ndërsa kanë detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.