Diskutimet kanë përfunduar dhe brenda pak minutash do të nisë votimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit.
Në sallë janë deputetët socialistë, si edhe vetëm 7 deputetë nga opozita, mes tyre Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Agron Çela, Pjetër Doda, Elda Hoti, Ferdindand Xhaferi, Mesila Doda.