Është folur gjatë për bashkëpunimin e parë të motrave Istrefi dhe shumë nga fansat e tyre po presin me padurim klipin. Edhe më parë Era ka ndarë me fansat e saj disa pjesë të shkëputura duke zbuluar se si do të duket ajo dhe Nora në klip.
Ndërsa dje, me anë të një postimi në Instastory ka bërë publike datën, e cila do të jetë 19 prilli. Në foto Era ka shkruar 4/19 duke etiketuar dhe Norën në këtë postim.
Pritet që kënga të jetë një superhit, teksa Era po shijon dhe suksesin e saj ndërkombëtar.
