Sipas anketimit të realizuar nga ana e Instituti i Studimeve Politike me 70 për qind e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë rezulton se 85 për qind e bashkëshortëve të deputetëve kanë pasaporta diplomatike. Sa i përket trajtimit financiar, edhe pse kanë pagat më të larta në Shqipëri, të zgjedhurit e popullit shprehen se janë të pakënaqur sa i përket trajtimit të tyre financiar. Kështu 92 për qind e tyre mendojnë se marrin rroga të pamjaftueshme, ku 77 për qind tyre shprehen se nuk i përballojnë dot shpenzimet me rrogën që paguhen.
Madje 44% e të anketuarve janë kundër mënyrës dhe sistemit aktual që i llogaritjes së rrogës nga Kuvendi, pasi i pamundëson atyre që të zhvillojnë takime të rregullta elektorale, edhe pse pjesa më e madhe e tyre afro 85% kanë përfituar trajtim të rregullt financiar, si dieta apo honorare, pagesa ekstra vec pagës mujore prej 140 mijë lekësh të reja. Dietat e Kryetarit, zëvendëskryetarëve dhe deputetëve janë në masën 4 për qind të pagës mujore të tyre.
Gjysma e të anketuarve janë kundër penalizmit të pagës mujore në rast mungese në Kuvend. Si pjesë e privilegjeve, 35 për qind e deputetëve kanë deklaruar se kanë marrë makina pa paguar doganë dhe 52% e tyre kanë përdorur sallën VIP në aeroportin e Rinasit.