Ministri konservator britanik Graham Stuart, është distancuar nga deklaratat e koleges së tij, sekretares së Brendshme Suella Braverman, e cila tha se Britania e Madhe “po pushtohet” nga emigrantët e paligjshëm shqiptarë, duke nxitur edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi të ndalohet gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Ministri pranoi se “gjuha e papërshtatshme” është përdorur në debatin e emigrantëve pas kritikave të Ramës për Ministren e Brendshme britanike. Braverman është kritikuar pasi foli për një “pushtim” në bregdetin jugor të vendit duke bërë përgjegjës shqiptarët.
Rama ka folur për prestigjiozen BBC, ku tha se termi ”pushtim” i përdorur nga Braveman janë të çmendura dhe se e kishte të pamundur të mos reagonte. Sipas kreut të qeverisë, Braveman nuk nxit gjë tjetër veçse sjellje e ksenofobisë dhe se është i neveritur nga kjo lloj politike e Britanisë së Madhe. Rama tha se komenti “pushtim” i Braverman ishte “i çmendur” dhe ai e kishte patur “të pamundur të mos reagonte”.