Votimi elektronik në Kamëz ka sjellë problemet e para për qytetarët, një pjesë e të cilëve kanë pasur vështirësi për të kryer procesin.
Disa minuta i është dashur një qytetari në Kamëz që të njihej me pajisjen elektronike, dhe më pas të kishte mundësi që të votonte për kandidatin e tij të preferuar.
“Për mua ishte pak e vështirë, i lutem shumë shumë komisionit që t’i ndihmojnë njerëzit. Të fitojë ai që e meriton”, ishte mesazhi i qytetarit, i cili kërkoi ndihmë për të votuar nga anëtarët e Komisionit.