Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela i është rikthyer jetës politike pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në datën 1 mars, kur qyteti i Lushnjës u trondit nga një shpërthim i fuqishëm, ku për pasojë humbën jetën 2 persona dhe u plagosën shtatë të tjerë, mes tyre edhe vetë deputeti.
Deputeti Çela ishte sot i pranishëm në seancën plenare.
Duket se për shkak të problemeve me dëgjimin, siç shihet edhe në foton më poshtë Çela i ndjek diskutimet në seancën plenare me kufje.