Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, inspektorët e Tatimeve kanë bllokuar dy ditë më parë një pikë të karburantit Gega Oil. Kjo pasi inspektorët e metrologjisë bënë leximin e pompës për litrat dhe inspektorët e Tatimeve leximin e kasës, duke nxjerrë sipas tyre probleme.
Inspektorët tatimorë dhe ata të metrologjisë kanë konstatuar se kasat fiskale ishin me regjim manual dhe jo automatik. Këto shkelje kanë çuar në bllokimin e punës, duke i vënë kështu shiritin e verdhë biznesit.
Sakaq, për operacionin e tatimorëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama në facebook duke shkruar se s’ka asnjë shans më që pompat e karburanteve të derdhin naftë, duke thithur lekët që u takojnë konsumatorëve dhe shtetit.