Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe efektivët e Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë ndaluan dy persona të cilëve iu sekuestruan armë dhe municione luftarake.
Sipas policisë lokale fillimisht është arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet V. I., 62 vjeç, banues në fshatin Bodrishtë, pasi në banesë iu gjetën sasi municioni luftarak dhe fitili zjarrpërcjellës, që posedoheshin pa leje.
Gjithashtu policia referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin me inicialet K. J., 64 vjeç, banues në fshatin Jorgucat, pasi në banesë iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pushkë sportive dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.