Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, në fjalën e saj nga Konferenca e “Rolit të Parlamentit në Procesin e Berlinit”, tha se Shqipëria ka humbur shumë kohë në procesin e Integrimit. Sakaq ajo ndau lajmin e mirë për reduktimin e tarifave roaming.
“Kemi humbur shumë kohë në procesin e integrimit. Po ashtu duhet të theksoj se duhet të jemi më shumë në kontakt me parlamentet e tjera.
Jam e kënaqur që shoh se më në fund Parlamentet janë duke diskutuar mes tyre në këtë iniciativë të rëndësishme që është Procesi i Berlinit.
Marrëveshja që u ratifikua vitin e kaluar ishte pjesë e Procesit të Berlinit. Disa marrëveshje do të nënshkruhen të hënën. Nga 1 tetori ne do të reduktojmë tarifat roaming. Ky është një lajm shumë i mirë”, u shpreh Bregu.