Tirana mirëpret këtë të enjte Ministerialin e Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Në takimin e rëndësishëm mes ministrave do të diskutohet menaxhimi i integruar i kufijve, bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar dhe partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor nga ora 12:15 deri në 13:30, në hyrje të Pallatit të Kongreseve.
Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit i Greqisë, Yannis Oikonomou do të jetë pjesë e takimit. Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit, Yannis Oikonomou ditën e premte, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg, raportojnë mediet greke.