Ambasada amerikane në Tiranë ka postuar foto të vëzhguesve të saj në terren të cilët po monitorojnë procesin e numërimit.
Në mesazhin e saj ambasada thotë se është krah shqiptarëve dhe se pret me padurim rezultatet.
“Ndërsa numërimi i votave të partive është në përfundim, ekipet e vëzhgimit të Ambasadës sonë po vazhdojnë të monitorojnë në të gjithë vendin dhe do ta bëjnë këtë deri në fund. Ne vazhdojmë të qëndrojmë me popullin shqiptar ndërsa të gjithë presim rezultatet me padurim. #KrahperKrah”, thotë ambasada.