Drejtuesit e Bashkive Mat e Klos i janë drejtuar sot Prefekturës së Qarkut Dibër dhe Ministrisë së Mjedisit me shqetësimin se proçesionaria po bën kërdinë në pyjet me pisha, në territorin e këtyre bashkive.
Specialistët kanë konstatuar se në pyjet e Dushkut të Kuq, Qafë Buallit, Qafë Shtamës, etj, ka dëmtime mjaft të mëdha, deri në tharjen totale të pishave.
Kryetarët e këtyre bashkive, Agron Malaj e Ilmi Hoxha u shprehën se nuk disponojnë fondet dhe fuqinë e mjaftueshme punëtore për të shpëtuar masivet me pyje që po shkatërrohen dita-ditës.
Proçesionaria është një krimb që lokalizohet në sythet e pishës duke frenuar rritjen e tyre. Veç kësaj sëmundja degradon edhe lastarët ekzistues duke i tharë në mënyrë progresive. /tirananews.al/