Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Proda me drejtorët e policive të rajonit: Kemi 4 operacione masive

16:42 / April 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
9e8a2a25 a3c4 42ac 9a52 abe7dced9800
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në takimin ndërmjet drejtorëve të përgjithshëm të policive të rajonit. Takimi i mbështetur nga agjencitë ndërkombëtare si Interpol, Europol, Frontex, Eu4fast, Eudel dhe Giz kishte në fokus tematika si lufta kundër trafikimit të emigrantëve, krijimi i databazave të përbashkëta, përputhja e legjislacioneve kombëtare të fushës me legjislacionin e BE-së.

Ata diskutuan se betejat kundër kësaj veprimtarie kriminale zhvillohen tashmë në një kontekst të ri, në atë virtual. Duke qenë se komunikimet ndërmjet autorëve, si dhe ndërmjet autorëve dhe të dëmtuarve, kryhen në platforma sociale të ndryshme, nevojiten njohuri dhe kapacitete të kombinuara dhe moderne për të parandaluar, konstatuar dhe goditur rastet e trafikimit të qenieve njerëzore.

Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm rajonal dhe me të gjerë, i cili ka rezultuar me finalizimin e 4 operacioneve masive dhe të rëndësishme të Policisë shqiptare në këtë fushë. Ai theksoi se ky bashkëpunim nuk duhet kufizuar tek aspekte policore dhe operacionale, por duhet të shtrihet dhe te unifikimi i sistemeve dhe databazave, të cilat do të përshpejtojnë verifikimet, në funksion të konstatimit dhe goditjes së këtyre rasteve.

Po ashtu Proda theksoi se pavarësisht sfidave që ka sjellë modernizimi, shpejtësia e përhapjes dhe shtrirja e kësaj veprimtarie kriminale, strukturat e Policisë mund të fitojnë revansh nëpërmjet: intensifikimit të bashkëpunimit, mbi baza profesionalizmi dhe reciprociteti; krijimit të një infrastrukture të sigurt komunikimi.

Përdorimit të standardeve në komunikimet midis sistemeve të teknologjisë së informacionit. Investimeve më të mëdha në sistemet e teknologjisë së informacionit dhe afrimit të kuadrit ligjor të vendeve respektive, me BE-në.

Europol Frontex Kryepolici Proda Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.