Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Proda: Shqipëri-Itali, bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar

10:45 / February 22, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 02 22 095244
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali.

Drejtor Proda u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani.

Të dy drejtorët vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt. Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet operacionale, veçanërisht në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

Prefekti Pisani vlerësoi përpjekjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe arrestimin e personave të kërkuar nga autoritetet italiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar grupet kriminale dhe elementët e radikalizuar që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor ishte një tjetër temë e diskutimit mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

Gjatë vizitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mori pjesë edhe në Takimin e Pestë të Tavolinës Teknike Itali-Shqipëri, ku së bashku me Zëvendësdrejtorin dhe Drejtorin Qendror të Policisë Kriminale Italiane, Prefektin Raffaele Grassi, dhe drejtuesit më të lartë të policisë së të dy vendeve, diskutuan në mënyrë të detajuar mbi sfidat dhe strategjitë për rritjen e sigurisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Drejtori i Përgjithshëm zhvilloi një takim edhe me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Itali, znj. Anila Bitri. Kjo vizitë u realizua me mbështetjen e autoriteteve italiane dhe projektit EU4FAST WB.

ilir proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.