Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Proda takim me drejtuesen e zyrës së KE në Shqipëri

16:27 / February 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
477676080 1020865350078810 1330877608982171779 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda priti në takim drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri, Giulia Re. Në këtë takim, Re shoqërohej nga drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, Iva Çoku, i cili zbatohet në Shqipëri.

Ata vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve që drejtojnë dhe diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe trajnimin e punonjësve të Policisë në të gjithë vendin, në kuadër të projektit kundër diskriminimit.

Re e ka cilësuar Policinë e Shtetit si një partner të rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe krimeve të urrejtjes. Ajo ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur më tej Policinë e Shtetit dhe për të ofruar trajnime për punonjësit e Policisë të sektorëve të ndryshëm, nëpërmjet projektit kundër diskriminimit dhe nismës trajno trajnerët.

Drejtuesja e projektit “Fuqizimi i Mbrojtjes nga Diskriminimi”, Iva Çoku e falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe bëri me dije se punonjësit e Policisë janë ndër përfituesit më të rëndësishëm të këtij projekti që synon përmirësimin e mbrojtjes nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes/krimet e urrejtjes.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderoi drejtuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Shqipëri dhe drejtuesen e projektit kundër diskriminimit, për ndihmën e dhënë deri tani për Policinë e Shtetit dhe për ofrimin e mundësive të trajnimit për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët gjatë punës së tyre duhet të jenë të përgatitur për të trajtuar raste ku janë të përfshirë shtetas që i përkasin minoriteteve apo grupeve të tjera vulnerabël, që janë objekt diskriminimi.

477676080 1020865350078810 1330877608982171779 n
477591446 1020865306745481 6071255300801224808 n
476769402 1020865260078819 8640230018762145558 n
477992457 1020865196745492 8135813756487321870 n

Policia Proda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.