Policia e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për babain e tij, pasi prodhonin akullore në mënyrë të kundraligjshme.
Sipas informacioneve zyrtare është vënë në pranga L. H., 35 vjeç, dhe procedua në gjendje të lirë shtetasi L. H., 61 vjeç. Ata ishin të papajisur me licencë për prodhimin e artikujve ushqimorë, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, prodhonin dhe tregtonin në mënyrë të kundërligjshme produktin e akullores jashtë kushteve dhe standardeve higjeno-sanitare.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- Lëndë e parë për prodhimin e akullores
- Dy makineri për prodhimin e akullores
- Ngjyrues boje
- Një sasi e konsiderueshme qumësht pluhur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhimi i kudërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.