Dy doganierë në doganën e Kapshticës janë vënë në pranga për shpërdorim detyre pasi kanë lejuar të kalojnë mallra kontrabandë në këtë pikë të kalimit kufitar.
Sipas burimeve zyrtare janë arrestuar katër persona, dy prej tyre doganierë: A.K, 40 vjeç, A.B, 54 vjeç, E.M, 39 vjeç, me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës, të tre banues në Korçë, si dhe L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës.
Lexo edhe- Materiale ndërtimi kontrabandë, arrestohen doganierët në Morinë
“Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore”, njofton policia e Korçës.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
