A do të ketë paqe mes Serbisë dhe Kosovës? Kur mund të finalizohet njohja e Kosovës si shtet i pavruar nga ana e Serbisë? Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown dhe njëkohësisht anëtari i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan, thotë se oferta nga Serbia është në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, tha ai.
Për të presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka qenë i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige, me BE-në dhe Rusinë. Po ashtu Kupchan thekson edhe se letra e Macronit dhe Scholzit drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit vjen në kohën e duhur dhe mbart mesazhin e duhur.