15 mijë vende të lira pune ka në projekt të hapë qeveria greke për periudhën në vazhdim. Lajmin e njoftoi sot Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis do të shpallë 15 mijë vende të lira pune për qytetarët mbi 45 vjeç.
Programi i ri i punësimit për të papunët afatgjatë mbi 45 vjeç në sektorin privat do të fokusohet në zonat që konsiderohen si “xhepat” me papunësinë më të lartë në Greqi. Programi i punësimit do të financohet me një buxhet prej 120 milionë eurosh nga Fondi i Rimëkëmbjes, shkruajnë mediat helene.
Personat që do të përfitojnë nga programi i punësimit do të kenë mundësinë të punojnë në një periudhë kohore 12 deri në 18 muaj, me pagë mujore 653 deri në 746 euro.