Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Projekti hekurudhor që rikonfirmon dhe Elbasanin si nyje të Europës, deputetja Mila: Po ndërtojmë një korridor ekonomik

19:33 / December 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 12 04 at 19.30.08
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Korridori i VIII është një nga projektet strategjike të qeverisë shqiptare, i cili do ta lidhë vendin tonë me Italinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë dhe tregun e përbashkët evropian. Teksa Kuvendi pritet të miratojë këtë marrëveshje të rëndësishme, që i hap rrugën ndërtimit të hekurudhës Durrës-Rrogozhinë, deputetja e Elbasanit Sara Mila, në cilësinë e anëtares së Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe si relatore e projektligjit, theksoi se pas miratimit të segmentit Durrës- Rrogozhinë, radhën e ka zhvillimi i fazës së dytë që përfshin edhe Elbasanin.

“Sa herë flasim për Korridorin VIII, në mënyrë të natyrshme flasim edhe për Elbasanin tim. Për qytetin që historikisht ka qenë nyja më e rëndësishme industriale e këtij vendi. Për njerëzit e mi që kanë pritur prej dekadash që Shqipëria të ketë një vizion të qartë zhvillimi, të lidhur, të qëndrueshëm, europian. Segmenti që miratojmë sot , Durrës–Rrogozhinë është hapi i parë, parakushti që nesër të flasim për fazën tjetër: Durrës-Rrogozhinë-Elbasan-Pogradec, pra gjithë boshtin që e fut Shqipërinë, realisht e jo me fjalë, në rrjetin e përbashkët të BE-së”, tha ajo.

Po ashtu Mila theksoi se mbështeja për këto projekte, është garancia se BE beson tek Shqipëria dhe tek integrimi i saj. “Ne nuk po ndërtojmë thjesht një linjë treni. Ne po ndërtojmë një korridor ekonomik, një korridor pune dhe mundësish, që do të ndikojë te biznesi, turizmi, eksportet, te qytetarët që udhëtojnë çdo ditë për punë. Për këtë arsye, sidomos si deputete e zonës së Elbasanit, më lejoni të them: Ky projekt është një urë që po çon Shqipërinë në Europë dhe rikonfirmon Elbasanin si nyje tashmë të Europës. Dhe sa më afër të jemi me Europën, aq më shumë mundësi do të ketë rinia jonë, ekonomia jonë dhe komunitetet tona rurale e urbane”, tha ajo.

Sipas Milës ky është integrimi i vërtetë i vendit në BE, që vjen përmes projekteve të tilla transformuese. Hekurudha Durrës-Rrogozhinë do të rikonstruktohet dhe elektrizifikohet si pjesë e Korridorit VIII, me një projekt që pritet të përfundojë në vitin 2028. Kjo linjë pritet që të mundësojë udhëtime me shpejtësi deri në 120 km/h120 km/h120 km/h. Projekti përfshin zgjerimin e trasesë, ndërtimin e urave të reja, rindërtimin e tunelit të Rrogozhinës dhe ndërtimin e stacioneve të reja.

Elbasan Projekti hekurudhor Sara Mila
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.