Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, Stefan Pinguli deklaroi se një vendim i tillë për rritjen e taksave do të penalizojë prodhuesit vendas dhe do të rrisë evazionin fiskal.
Ai shton se në një kohë që biznesi priste lehtësimin e barrës fiskale nga qeveria për shkak të krizës, ndodh e kundërta.
Pingulli tha se përmes kësaj pakete do të krijohet evazion fiskal, ndërsa shtoi se ka shumë probleme dhe penalizon prodhimin vendas.
Stefan Pinguli: Rritja e taksave e përqendron të gjithë bizneset si të mbrohen dhe mbijetojnë, ashpërsia e luftës do të jetë goxha më e madhe, dhe s’do bëjmë gjë tjetër vetëm do rrisim evazionin fiskal. Ne pritëm në paktën fiskale disa muaj më parë, edhe si shoqata e birrës dhe prodhues të mëdhenj, për disa lehtësira.
Kjo paketë fiskale, ka kaq shumë probleme, sa mendoj se është menduar thjeshtë për rritje buxheti dhe është larguar linjës së prodhimit vendas që është në këmbë jo shumë të forta për të përballuar hapjen e fortë të hyrjes së prodhimit të jashtëm. Në këtë moment jemi në një krizë të madhe financiare, me disa pole.