Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Prokurori simbol i luftës kundër drogës ekzekutohet në plazh, ishte në muajin e mjaltit

23:08 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Marcelo Pecci wife
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Marcelo Pecci, prokurori paraguaian 46-vjeçar, i angazhuar në luftën kundër trafikut të drogës, u vra në një pritë ndërsa ishte në muajin e mjaltit në plazhin e Barù, jo shumë larg kryeqytetit kolumbian.

Ai ishte duke hipur në një motorr uji kur dy burra e parakaluan dhe e qëlluan me disa plumba në kokë dhe gjoks. Pecci vdiq menjëherë pasi mbërriti në spital nga plagët e marra.

Lufta kundër trafikut të drogës – Në Paraguaj, Marcelo Pecci, me origjinë italiane, ishte përfshirë në gjyqe të ndryshme të organizatave kriminale, burimi kryesor i të ardhurave të të cilave ishte trafiku i drogës, pastrimi i parave dhe terrorizmi. Këtë vit, falë punës së tij, ai arrestoi rreth 30 anëtarë mafioz dhe urdhëroi sekuestrimin e dhjetëra pasurive të paluajtshme. Kjo mund të jetë pikërisht arsyeja pse ai u vra, për ironi, në momentin më të lumtur të jetës së tij.

Ai ishte gati të bëhej baba – Më 30 prill u martua me Claudia Aguilera dhe ata ishin në muajin e mjaltit në Kolumbi. Pak orë para se të vritej gruaja e tij njoftoi në rrjetet sociale shtatzëninë e parë me një foto në plazh dhe në plan të parë një palë këpucë. E mbetur e padëmtuar në sulm, ajo ishte e para që i dha ndihmën burrit të  saj, i cili tashmë ishte në gjendje kritike.

Hetimi dhe shpërblimi – Jorge Luis Vargas, drejtori i përgjithshëm i Policisë Kombëtare Kolumbiane, ka njoftuar se do të ndjekë nga afër ngjarjen dhe ka ngarkuar tashmë pesë hetues të profilit të lartë për të hetuar. Për t’i dhënë më shumë shtysë hetimeve, e njëjta polici publikoi identikitin e dy vrasësve dhe urdhëroi një shpërblim prej gati 500 mijë dollarësh.

prokurori

ekzekutohet Italian Prokurori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.