Rekurs ndaj rekursit të Prokurorisë së Apelit të Krimeve të Rënda ka bërë mbrojtja e Dritan Dajtit, me argumentin se ankimi nuk është bërë nga prokurori i dosjes, por nga një tjetër.
Mbrojtja e Dajtit kërkon që të mos pranohet rekursi i prokurorisë, duke e konsideruar në kushte joligjore.
Lexo edhe- Dritan Dajti i shpëtoi burgimit të përjetshëm? Lëvizja e radhës e Prokurorisë
Tre muaj më parë zbutja e dënimit për Dajtin me 25 vite burg, shkaktoi një reagim të fortë në mbarë opinionin publi. Ndërsa ndaj gjyqtarëve që dhanë vendimin ka nisur dhe një hetim për korrupsion pasiv.
Lexo edhe- Kush janë tre gjyqtarët që shpëtuan Dritan Dajtin nga burgimi i përjetshëm
Kujtojmë që Dajti po gjykohet për vrasjen e katër oficerëve të policisë në gusht të 2009-tës në Durrës, gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Lexo edhe- Vrau katër policë, Dritan Dajti shpëton nga burgimi i përjetshëm