Prokuroria e Përgjithshme përmes një shkrese drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhit i kërkon PD-së të gjithë dokumentacionin që disponon për Agim Kajmakun.
Ka qenë njësia e dekriminalizimit në organin e akuzës ajo që ka kërkuar këto të dhëna, bën të ditur Panorama.
Lexo edhe- Prokuroria i jep 5 ditë kohë Agim Kajmakut për të depozituar shenjat e gishtërinjve
Partia Demokratike publikoi para disa ditësh detaje të tjera me të cilat ajo shoqëroi akuzat ndaj kryebashkiakut socialist të Vorës Agim Kajmaku, i cili sipas saj rezulton të ketë qenë i dënuar dhe më pas i dëbuar nga Greqia.
Lexo edhe- Rasti “Kajmaku”, PD publikon dokumentet për arrestimin në Greqi