Prokuroria Tiranë kërkon masën e sigurisë “arrest shtëpie” për edukatoren Majlinda Dehima për veprën penale “keqtrajtim i të miturit”.
3-vjeçarja e dhunuar përfundoi me këmbë të thyer në spital.
Edhe pse edukatorja ka deklaruar që fëmjën e ka goditur me vizore jo me qëllim për ta dëmtuar, por për ta bindur që të përfshihej në procesin mësimor, kamerat tregojnë të kundërtën.
Pamjet filmike të kopshtit kanë treguar qartë sesi vajza është dhunuar nga edukatorja Majlinda Dehima edhe kur ajo ka thyer këmbën. Por jo vetëm kaq, pasi edhe kur vajza ka nisur të qajë e të ketë dhimbje, edukatorja e ka dhunuar, i ka bërtitur dhe e ka sharë.