Prokuroria e Përgjithshme ka raportuar dyshimin e parë për pushtuesit rusë që vranë një burrë dhe përdhunuan gruan e tij në rajonin e Kievit.
“Në një nga fshatrat e rrethit të Brovary, ky horr hyri në një shtëpi private dhe qëlloi pronarin. Pas kësaj, okupatori në gjendje të dehur dhe kolegu i tij kanë dhunuar vazhdimisht gruan e civilit të vrarë, duke e kërcënuar me dhunë dhe armë. Madje ai ka kërcënuar edhe fëmijën e saj të vogël, i cili ishte me viktimën,” u shpreh Irina Venediktova.
Venediktova tha se Prokuroria e Përgjithshme po merr informacione për krime seksuale të ushtrisë ruse në territoret e pushtuara dhe në “pikat e nxehta”.
Prokurorët e Kievit kanë identifikuar një ushtarak rus që vrau një burrë të paarmatosur dhe përdhunoi gruan e tij. Ai është shpallur në kërkim dhe në gjykatë është bërë kërkesa për masën e paraburgimit.