Banorët e godinës ku mëngjesin e sotëm ka shkuar përmbarimi që ta lirojnë kanë vendosur një baner në godinë ku denoncojnë edhe gjyqtarët që sipas tyre janë korruptuar për të dhënë një vendim të falsifikuar sipas tyre.
“Kemi blerë shtëpi nga Enti i Banesave në vitin 1993, jetojmë këtu që nga viti 1953. Këta janë gjyqtarët që dhanë vendime korruptive Hysni Demiraj, Gjin Gjoni, Elona Stavri, Zeqine Sollaku”, shkruhet në banerin që ata kanë vendosur.
Ndërkohë situata prej disa orësh mbetet e nderë, teksa disa prej tyre janë çuar në polici, e të tjerë në spital me ambulancë. Disa prej tyre janë kthyer nga spitali për të vijuar të mbajnë rezistencë. Ndërkohë që banorët e zonës vijojnë të jenë në mbrojtje të fqinjëve të tyre.