Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

‘Propaganda dhe hetuesia…’, Meta merr shënime nga ‘Blloku’ i Isuf Kalos

14:40 / July 15, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta kalo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i shtetit Ilir Meta përmes një postimi në Facebook bën të ditur se është takuar me mjekun personal të Enver Hoxhës, Isuf Kalon, i cili sapo ka botuar librin e tij ‘Blloku’.

Meta thotë se ka marrë mjaft shënime nga libri duke zgjedhur të publikojë atë të propagandës dhe hetuesisë së asaj kohe. ‘Duke diskutuar sot me Doktorin në mënyrë miqësore për shumë detaje mbi librin e tij, e pyeta pse sipas tij këto ishin dy shtyllat e atij regjimi. Ai m’u përgjigj shumë thjesht: “Propaganda për ata që donin apo pranonin të gënjeheshin, dhe hetuesia për të shtypur dhe shantazhuar të gjithë ata që nuk pranonin të gënjeheshin”, shkruan Meta.

STATUSI I PLOTE I METES

I lumtur të takoja sot Profesor Isuf Kalon dhe ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm “Blloku”, një surprizë për mua në të gjitha aspektet.
Një libër i shkruar me mjaft kulturë, bazuar mbi eksperienca dhe fakte të një dëshmitari të pazakontë, i cili nuk vinte në Bllok nga Blloku, por që njihte Europën dhe botën, për shkak të studimeve dhe specializimeve të tij.
Një libër mjaft i vështirë për t’u shkruar në planin personal, për shkak të marrëdhënieve njerëzore me shumë nga personazhet që përshkruhen, si dhe një mundësi e jashtëzakonshme, jo vetëm për të kuptuar historinë tonë të 50 viteve që u dominua nga Blloku, por sidomos për të nxjerrë mësime për të ardhmen.
Një libër, që më ka detyruar të mbaj shumë shënime, por një prej tyre po e ndaj sot me ju:
“Më vonë jam ndërgjegjësuar se shtyllat kryesore ku mbështetej pushteti i atëhershëm nuk ishin, siç thuhej nëpër plenume e në kongrese, industria, bujqësia apo ushtria. Realisht shtyllat e tij ishin propaganda dhe hetuesia.
Isuf Kalo – ‘Blloku’ faqe 75”
Duke diskutuar sot me Doktorin në mënyrë miqësore për shumë detaje mbi librin e tij, e pyeta pse sipas tij këto ishin dy shtyllat e atij regjimi.
Ai m’u përgjigj shumë thjesht: “Propaganda për ata që donin apo pranonin të gënjeheshin, dhe hetuesia për të shtypur dhe shantazhuar të gjithë ata që nuk pranonin të gënjeheshin”.
Natyrisht në këtë bisedë nuk munguan dhe të falat e mia më të sinqerta për familjen Kalo, edhe për arsyen se me djalin e tij, Ilirin, kemi qenë shokë klase në gjimnazin “Sami Frashëri”, i cili është një shembull dhe sot një mjek shumë i suksesshëm në Danimarkë.
Falënderoj Doktor Isuf Kalo dhe botuesin e tij, Henri Çili për këtë botim të ri, që natyrisht do të sjellë kritika dhe vlerësime të ndryshme.
Ky libër është padyshim një kontribut i shtuar për historinë e Shqipërisë.

Isuf Kalo Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.