Donald Trump Jr. i ka propozuar për martesë Bettina Anderson.
Sipas Page Six, djali i presidentit Trump dhe e fejuara e tij shkuan në Camp David për të festuar 39-vjetorin e saj, ku ndodhi edhe propozimi.
Camp David ndodhet në Catoctin Mountain Park në Maryland dhe ka shërbyer gjithnjë si vend historik për takime që prej Luftës së Dytë Botërore.
Sipas Page Six, propozimi ishte planifikuar prej disa kohësh.
“Askush nuk u habit, por të gjithë janë gëzuar për çiftin”, thotë një burim.
Presidenti Trump e dha lajmin e fejesës në një festë në Shtëpinë e Bardhë.
“Ata shkojnë shumë mirë dhe po njoftojnë përmes meje se do të martohen”, tha ai teksa i thirri në podium. “Dashuri të rinjsh.”
Ivanka dhe Eric Trump gjithashtu janë shprehur shumë të lumtur për të mirëpritur Anderson në familjen Trump.
Lidhja e Trump Jr. dhe Anderson nisi vitin e shkuar, pasi ai i dha fund fejesës me moderatoren e Fox News, Kimberly Guilfoyle.
Më parë 47-vjeçari ka qenë i martuar me Vanessa me të cilën ka pesë fëmijë dhe u divorcuan në vitin 2018.
