Seanca e sotme në Kuvend është e mbushur me tensione. Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj ishte i vetmi nga PS-ja që nuk zgjodhi të votonte të Kuvend propozimin e kolegut, Taulant Balla.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla kërkoi nga deputetët në sallë që të votojnë për propozimin që Balla bëri, për të kaluar në proces votimi të përshpejtuar.
“Hedhim në votim propozimin e Ballës për të kaluar në proces votimi”,-tha kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Por ish-ministri Xhafaj shihet që mban kokën ulur, i përqëndruar në telefon, duke shmangur në këtë mënyrë marrjen pjesë në votim.