Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka deklaruar se socialistët kanë ushtruar sot një kontroll në Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
Sipas tij, materiali arkivor i këtij Autoriteti i është dorëzuar SHISH dhe Ministrisë së Brendshme, duke e cilësuar këtë një veprim të nevojshëm për të garantuar mbarëvajtjen e punës.
“Në ushtrim të funksionit të
kontrollit Parlamentar sot radhën e kishte Autoriteti për Informim mbi
Dokumentet e Ish- Sigurimit të Shtetit.
Së bashku me kolegët e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike
dhe të Drejtave të Njeriut, vizituam Arkivin dhe ambientet e reja të këtij
institucioni ende të pa vëna në punë. Financimi i plotë i rikonstruksionit të
godinës dhe përqendrimi sipas ligjit në godinën e re të AIDSSH, i materialit
arkivor të marrë në dorëzim nga SHISH dhe Ministria e Brendshme, u konsiderua
nga Komisioni i Ligjeve si një nevojë e domosdoshme për të garantuar
mbarëvajtjen e punës në këtë institucion të kujtesës tonë kolektive. Pa harruar,
falënderimet më të mira për punën e palodhur të stafit të AIDSSH, anëtarëve të
këtij Autoriteti dhe Drejtueses znj. Sula!”, shkruan Manja.