Sot në orën 19:00, nis protesta e thirrur nga Partia Demokratike. Ambasada e SHBA në Tiranë, lidhet me këtë zhvillim, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Tiranë, që të qëndrojnë larg vendit ku mbahet protesta e thirrur nga opozita.
“Shtetasit amerikanë këshillohen që të shmangin grumbullimet e mëdha në qytet. Edhe pse shumë evente të tilla janë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat vendase dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve të rendit për informacionet më të fundit”, lexohet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Pritet që të angazhohen përafërsisht 1000 efektivë të komisariateve Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, por edhe agjentë civilë të cilët do të jenë në terren për të konstatuar paligjshmëri.