Po vijon mbledhja në Këshillin e Mandateve për heqjen e imunitetit të Sali Berishës vazhdon, dhe para Kryesisë së Kuvendit PD-ja e Sali Berishës po proteston. Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu në fjalën e tij, është shprehur se asnjë nuk e ndal dot opozitën dhe asnjë nuk e ne zëvendëson dhe as e ndalon dot, Sali Berishën. Ai mbylli fjalën duke thënë se me kriminelët nuk ka diskutime, por përballje.
“Jemi mbledhur këtu, për t’i bërë me dije narkoqeverisë, hajdutëve të pronave, Edi Ramës e Olsi Ramës, që opozitën nuk e ndalin, nuk e emërojnë dhe që Sali Berishën nuk e zëvendësojnë dot dhe nuk e ndalojnë dot.
Lexo edhe :
Related Posts
Në 10 vite, kemi plot 9 miliard euro të çuara dëm. Në 10 vite kjo qeveri ka hedhur gaz lotsjellës në shtëpitë e foshnjave, ka arrestuar 3 mijë protestues, por nuk ka gjetur kohë të arrestojë vjedhësit e votave dhe ata që bëjnë presione.
Ka arrestuar vetëm qytetarët dhe asnjë kriminel. Të gjithë ju keni parë, se si sulmohet opozita dhe cdo kryetar i një degë dhe cdo anëtar i PD, me një institucion që e quajnë SPAK. Jemi sot këtu, do të jemi nesër këtu dhe do të jemi çdo ditë në çdo cep të vend. Me kriminelët nuk ka diskutime, por ka përballje”,-tha ndër të tjera Balliu.