Kreu i PD, Lulzim Basha, do të zhvillojë nesër një mbledhje me strukturat drejtuese të PD. Mbledhja do të mbahet në orën 12:30.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thirrur një mbledhje të strukturave drejtuese të PD-së, si Këshilli Kombëtar dhe grupi i kandidatëve të PD për ish deputetë.
Në mesazhin e dërguar nga PD drejtuar Këshillit Kombëtar dhe kandidatët e PD për deputetë thuhet:
“Neser,
e hene, date 8 Prill 2019, ora 12.30, nen drejtimin e Kryetarit Basha do te
zhvillohet mbledhja e perbashket e Keshillit Kombetar dhe grupit te kandidateve
te PD per deputete, per masat organizative per vijimin e aksionit politik dhe
protesten e 13 Prillit.
Lutem pjesemarrjen tuaj!
Organizimi PD”, – thuhet në mesazh.