Deputeti i Partisë Demokratike, Nard Ndoka ka komentuar deklaratën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se kjo protestë do të jetë masive deputi Ndoka foli rreth natyrës së kësaj proteste se qytetarët e kanë humbur besimin dhe shpresën tek kjo qeveri e cila sipas tij ka dështuar në rolin e saj udhëheqës. Deputeti Nard Ndoka u shpreh i bindur se është krijuar një klimë dhe nivel i lartë pakënaqësie e qytetarëve të vendit por nuk është e sigurt se çfarë do të sjellë kjo protestë, pasi do të jenë ata që do të vendosin. Sipas deputetit Nard Ndoka protesta do të jetë radikale dhe se do të jenë qytetarët ata që do përcaktojnë kohëzgjatjen e saj, dhe nëse duan ta rrëzojnë këtë mazhorancë qeverisëse, e cila sipas tij deri më tani ka treguar që nuk ka vesh për të dëgjuar interesat e qytetareve. “Protesta e 16 shkurtit pritet të jetë një protestë radikale edhe pse ende nuk ka një informacion për detajet e saj. Çdo gjë që është në dorën e qytetarëve, dëshira e tyre, do të jetë si njësi matëse e cila do të vendos vetë kohëzgjatjen e kësaj proteste e cila mund të jetë edhe e pafund deri në largimin e Ramës. Të vetmen kërkesë që kam është që mos na pengoni që të protestojmë ashtu siç duhet , pafund . Çdo parti politike po merr masat e veta organizative pasi po përgatitemi me një protestë popullore. Kryeministri duhet të përgatitet sepse nuk do të ketë shpulla , por grushte , brryla që do të drejtohen kundra kësaj keqqeverisje dhe në radhë të parë ndaj vetë kryeministrit Edi Rama”, deklaroi Nard Ndoka.
Protesta e 16-shkurtit / Aleati i Bashës: Do jetë radikale, Basha s’mund t’u thotë më qytetarëve kthehuni
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment