Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Protesta e fermerëve, Meta nga Korça: Ballkani i Hapur shkatërroi prodhimin vendas

15:34 / February 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir metaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta mbajti këtë të shtunë një takim me strukturat e PL-së në qytetin e Korçës. Në fjalën e tij Meta u ndal dhe te protesta e fermerëve të Pirgut dhe Maliqit për të cilën shprehu mbështetjen e forcës politike që ai përfaqëson.

Meta theksoi se  nisma e Ballkanit të Hapur shkatërroi prodhimin vendas duke i hapur të gjitha rrugët prodimit të huaj dhe duke hequr mbështetjen për fermerët shqiptarë.

“Mbështetje protestës së fermerëve të Pirgut dhe Maliqit. U bë e disata herë, i disati vit që prodhimet e tyre, që mollët e tyre, qepët, patatet e tyre nuk dalin në treg dhe djersa e tyre shkon dëm. Sepse kjo ishte loja e Ballkanit të Hapur. Ballkanit të hapur i dështoi qëllimi për të dëmtuar Kosovën, por Ballkani i hapur pati sukses të madh për të shkatërruar prodhimin tonë vendas, sepse u shqyen të gjitha dyert për prodhimet e importeve, u hoq çdo mbështetje për fermerin tonë. Mbështetja për fermerët dhe prodhuesit në Serbi dhe Maqedoni shumë herë më e madhe, ndërsa në Shqipëri fermerët përballen me persekutime. Fermerët ngarkohen me tatim 20% që në shitje, që është më i larti në rajon dhe më i larti në Europë, ndaj prodhimet e importit e kanë fituar garën që pa nisur. Qeveria nuk ka vullnet për të rritur tarifat doganore për produktet e importit, siç e lejon dhe marrëveshja për tregtinë e lirë, sepse kjo është një qeveri që nuk ka interes të mbështes prodhuesit dhe prodhimin. Kjo është një qeveri që u shërben oligarkëve dhe importuesve”, deklaroi kreu i PL.

ballkani i hapur fermeret Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.